Shërbimet tona
Zgjidh shërbimin që të duhet.
Mund të fillojmë me një faqe, një sistem, një auditim ose mbështetje mujore.
01
Zhvillim dhe dizajn i faqeve web
Faqe web për biznese në Prishtinë dhe Kosovë: prezantim kompanie, shërbime dhe landing pages. Dizajn për telefon e desktop, SEO teknik dhe formularë kontakti.
- Shërbime të shpjeguara thjesht
- CTA, WhatsApp, formularë dhe rrugë kontakti të dukshme
- Dizajn profesional, shpejtësi e lartë dhe strukturë për Google
- Integrime me CRM, formularë, pagesa, API ose sisteme të brendshme
Rezultat: klienti kupton më shpejt çfarë ofron dhe si të kontaktojë.
02
Sisteme administrimi & softuer biznesi
Sisteme për administrimin e klientëve, porosive, rezervimeve, stokut dhe raporteve. Panele me role dhe leje, automatizim procesesh dhe integrime me mjetet e biznesit.
- Sisteme për klientë, porosi, rezervime, stok, raporte dhe detyra
- Role të qarta përdorimi dhe panel administrimi për ekipin
- Automatizim i aprovimeve, njoftimeve dhe kujtesave
- Integrime me sistemet ekzistuese të kompanisë
Rezultat: punë më e organizuar, më pak hapa manualë dhe raportim më i qartë.
03
Aplikacione për klientë dhe staf
Kur shërbimi yt duhet të jetë në dorën e klientit ose ekipit, aplikacioni duhet të jetë i shpejtë, i qartë dhe i përdorshëm.
- Aplikacione mobile ose web për porosi, rezervime, staf ose terren
- Funksione të fokusuara që zgjidhin një punë reale
- Mirëmbajtje, përditësime dhe matje e përdorimit pas lansimit
Rezultat: aplikacion me funksione të qarta për klientët ose stafin.
04
Mbështetje IT & departament i jashtëm
Mbështetje IT për biznese në Prishtinë dhe Kosovë: rrjete, pajisje, email, serverë, përdorues dhe qasje, me mirëmbajtje, backup dhe dokumentim.
- Rrjet, serverë, pajisje, përdorues, email dhe qasje
- Monitorim dhe ndërhyrje kur duhet
- Backup, rikuperim të dhënash dhe dokumentim teknik
- Standard pune që nuk varet nga një person i vetëm
Rezultat: pajisje, qasje dhe sisteme më të rregullta.
05
Siguri kibernetike
Masa sigurie për qasje, pajisje, rrjete, email dhe të dhëna: firewall, menaxhim privilegjesh, mbrojtje nga malware dhe plan rikuperimi.
- Firewall, kontroll aksesi, politika sigurie dhe role përdoruesish
- Mbrojtje kundër programeve keqdashëse dhe sulmeve nga email-i
- Menaxhim privilegjesh dhe historik veprimesh për auditim
- Backup i sigurt dhe plan rikuperimi në rast problemi
Rezultat: qasje më të kontrolluara dhe të dhëna më të mbrojtura.
06
Audit IT & plan përmirësimi
Vlerësim i infrastrukturës IT, konfigurimeve, sigurisë dhe backup-it. Merr një raport me rreziqet, prioritetet dhe hapat e përmirësimit për biznesin.
- Kontroll i performancës, sigurisë, backup-it, konfigurimeve dhe rreziqeve
- Raport me prioritete: çfarë duhet bërë, pse dhe cili është impakti
- Rregulla standardizimi dhe dokumentim për mirëmbajtje të kontrolluar
Rezultat: plan i thjeshtë për çfarë duhet rregulluar së pari.
07
Branding & identitet vizual
Logo, ngjyra, tipografi dhe materiale biznesi për një identitet të qëndrueshëm. Dizajn grafik për web, prezantime, print dhe social media.
- Logo, ngjyra, tipografi dhe sistem vizual i qartë
- Udhëzues përdorimi që e mban markën konsistente
- Materiale biznesi, oferta, prezantime dhe materiale promocionale
Rezultat: markë më e qartë dhe më e njëtrajtshme.
08
Marketing digjital
Marketing digjital për biznese në Kosovë: fushata, përmbajtje, mesazhe reklamuese dhe raporte performance. Lidhim komunikimin me faqen web dhe kërkesat e klientëve.
- Fushata për platformat ku klientët realisht marrin vendime
- Mesazhe, landing pages dhe strukturë kontakti për konvertim
- Raporte të qarta dhe optimizim sipas performancës
Rezultat: marketing me mesazh, kanal dhe matje të qarta.